Shënohet viktima e 27-të nga koronavirusi në Shqipëri
22 prill 2020
| 11:15
Një i moshuar nga Durrësi ka humbur jetën pasi ishte prekur nga koronavirusi. Pas disa ditëve pa viktima, shënohet viktima e 27-të nga koronavirusi në Shqipëri.
71-vjeçari kishte ditë që ishte i shtruar në spitalin “Shefqet Ndroqi” në Tiranë dhe ka vdekur mbrëmjen e djeshme. Ai banonte në Durrës dhe gjendja shëndetësore është përkeqësuar ditën e djeshme.