Afaristi nga Kaçaniku, në qendër të mediave gjermane

22 prill 2020 | 11:44

Afaristi i njohur nga Kosova, me punë dhe banim në Berlin, Bujar Bela me prejardhje nga Kaçaniku, ishte në qendër të mediave të njohura gjermane me rastin e përhapjes së virusit “Korona”.

“Sat 1”, “Pro 7”, “Sat 1”, “Kabel 1” si dhe “die Welt”, ishin televizionet dhe gazetat që i kushtuan storie kosovarit që ka tre restorante në qendër të Berlinit.

Apeli i Belës ndaj politikanëve gjermanë, parlamentit si dhe kancelares Angela Merkel, ishte që tatimi prej 19 % të ulet në 7 %. Sipas tij, kjo do t’u jepte një lehtësi të madhe bizneseve në tërë Gjermaninë. Ndërsa Bela e konsideroi të papranueshme kërkesën që klientët të ulen me nga 1.5 largësi në restorant.

“Kjo nuk do të funksiononte sepse askush nuk vjen për ndonjë zor në restorant, të gjithë vijnë ta heqin stresin ose, thjesht, të kënaqen”, ka thënë ai. Megjithatë, kaçanikasi tregoi se shteti i ka stimuluar bizneset me nga një ndihmë për punëtorët.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Shkruan: Hisen Berisha (Reflektim në kohë pandemie!) "Keq/Interpretuesit e Kushtetutës!…