![](https://www.epokaere.com/wp-content/uploads/2020/04/pr-6.jpg)
‘Help Kosova’ ndihmon familjet skamnore në kryeqytet
22 prill 2020
| 13:07
Komuna e Prishtinës ka bërë me dije se organizata “Help Kosova” ka dhuruar pako ushqimore për familjet me situatë të rënduar sociale ekonomike, e cila iu është vështirësuar edhe më shumë gjatë kohës së pandemisë.
Me këtë rast, kjo komunë ka falënderuar “Help Kosova” për mbështetjen e vazhdueshme për qytetarët e Prishtinës, sidomos në këto ditë plot sfida.