58 persona me Covid-19 janë duke u trajtuar në Klinikën Infektive, njëri prej tyre në gjendje kritike

22 prill 2020 | 13:24

Ushtruesja e detyrës së Drejtoreshës së Klinikës Infektive, dr. Lindita Ajazaj- Berisha, ka njoftuar së në këtë klinikë janë duke u trajtuar 58 pacientë me Covid-19, ku njëri prej tyre vazhdon të jetë në gjendje kritike.

“Në Klinikën Infektive kemi 58 pacientë të cilët janë të spitalizuar dhe që janë të konfirmuar me Covid-19. Prej tyre 46 janë në gjendje stabile, ndërsa 11 janë në oksigjenoterapi dhe për momentin janë duke u menaxhuar nëpër reparte të izolimit të Klinikës Infektive”.

“Në mjekimin intensiv e kemi një pacient, që akoma sikur në ditët e kaluara, është në ventilim mekanik dhe gjendja është nën përkujdesje intensive dhe të vazhdueshme nga infektologët dhe anesteziologët që janë në mjekimin intensive të Klinikës Infektive. Gjendja vazhdon me qenë ende e rëndë, pra është në gjendje kritike”, ka thënë ajo në një konferencë për medie.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Presidenti i Turqisë, Rexhep Taip Erdogan, ka deklaruar se kostoja…