‘Euro Model’ dhuron 2 000 kg miell për familjet në nevojë të Drenasit

22 prill 2020 | 13:30

Kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, ka pritur në takim pronarin e biznesit “Euro Model” Elmaz Elshani, i cili ka konfirmuar se biznesi i tij ka shprehur dëshirën t’i dhuroj 2 000kg miell për familjet në nevojë të kësaj komune.

Lladrovci ka falënderuar pronarin e biznesit “Euro Model”, Elmaz Elshani për ndihmën e ofruar dhe ka thënë se përkrahja për familjet në nevojë që po behët gjatë kësaj kohe nga donatorë të shumtë, është shumë e mirëpritur për të tejkaluar këtë gjendje.

2 000 kg të miellit, do të ndahen për familjet në nevojë sipas listave të dërguara nga administratorët e vendbanimeve në listat pritëse.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ushtruesja e detyrës së Drejtoreshës së Klinikës Infektive, dr. Lindita…