Ministri i Sportit në Itali: Seria A duhet të rifillojë

22 prill 2020 | 14:24

Para pak minuta ka filluar mbledhja mes Ministrit të Sportit të Italisë, Vincenzo Spadafora, bashkë me të parin e Federatës Italiane të Futbollit, Gabriele Gravina, dhe Paolo Zeppilli dhe ai i Federatës Mjekësore Sportive, Maurizio Casasco.

Pak para se të futej në mbledhje, Spadafora dha shenja pozitive për rifillimin e kampionatit dhe se kjo është në njëfarë mënyre e ‘detyrueshme’, për shkak të të ardhurave ekonomike.

“Rifilloni gradualisht stërvitjen, ndërsa sa i përket kampionateve do të vlerësohen me komitetin teknik shkencor”, ka thënë ai.
“Rifillimi është i nevojshëm duke marrë parasysh jo vetëm vlerën ekonomike, por edhe shoqërore të sportit”, ka deklaruar ai.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kafiteria Mandarina, Lipjan shpall të pavlefshme certifikatën e regjistrimit të…