Javën e ardhshme shqiptarët mund të dalin për 2 orë e 30 minuta, Manastiliu jep detajet

22 prill 2020 | 15:58

Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manstirliu, ka bërë me dije planin e qeverisë për hapjen graduale të vendit, plan i cili do të konsistojë në 4 faza, ku secila prej tyre do të ‘kushtojë’ dy javë kohë.

Manastirliu është shprehur se hapja do të jetë graduale dhe do të pasohet me faza dy javore. Me krijimin e një lehtësie të re (p.sh hapja e një kategorie biznesesh) do të lejohet një hark kohor prej dy javësh, në mënyrë që të shihet nëse hapja do të shkaktojë më shumë të prekur me koronavirus. Pas dy javëve, qeveria do të vijojë të krijojë më shumë lehtësira, duke hequr barriera e masa shtrënguese të tjera. I njëjti proces do të ndodhë sa herë do të krijohen lehtësira”, ka thënë ajo.

Ministrja Manastirliu ka thënë se me krijimin e lehtësirave e veçanërisht hapjen e një sërë kategorish të bizneseve, do të ngrihet një task forcë ndërinstitucionale, që do të ketë për qëllim kontrollimin e bizneseve dhe nëse sipërmarrjet i qëndrojnë strikt protokollit të sigurisë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Policia e Spanjës e ka arrestuar njëri prej luftëtarëve më…