70 deputetë do ta mbështesin formimin e qeverisë së re

22 prill 2020 | 16:16

Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lutfi Haziri, ka folur për çështjen e formimit të mundshëm të një qeverie të re nën udhëheqjen e LDK-së.

Haziri ka thënë se pas prishjes së koalicionit me LV-në, LDK është e gatshme të bashkëpunojë më të gjitha partitë tjera në parlament, por jo me PDK-në.

“LDK edhe PDK nuk kanë bashkëpunim prej momentit kur PDK bashkëpunoi për rrëzimin e qeverisë së Isa Mustafës. Bashkëpunimi me ta është në nivelin 0, ata kanë rrënuar urat e bashkëpunimit. PDK nuk do të jetë e ftuar në asnjë qeverisje që LDK e merr përsipër, ose nëse ata e marrin një mandat LDK nuk i shkon në qeverisje PDK-së, kjo është e qartë si kristali. Unë besoj që politikisht LDK është partia e vetme që nuk e ka problem me bashkëpunua me të gjithë, përveç me PDK-në”, ka thënë Haziri në një intervistë për “Përballje ditore” në Telegrafi.com.

I pyetur se a i ka numrat LDK-ja dhe se a varet formimi i qeverisë nga votat e Listës Serbe, pasi që PDK ka deklaruar se nuk do ta mbështesë formimin e qeverisë nga ana e LDK-së, Haziri shtoi se Lista Serbe do të ketë rol kushtetues në pjesëmarrje të qeverisë, njëjtë sikurse në koalicionin LDK-LV.

Haziri tutje shtoi se qeverinë e re nën udhëheqjen e LDK-së pritet ta mbështesin 67 deri në 70 deputetë të Kuvendit të Kosovës.

“Shumica e re parlamentare pritet t’i ketë 67 deri 70 deputetë si mbështetje. Lista Serbe në raport politik do ta ketë rolin e njëjtë siç e ka pasur në koalicionin LDK-LV”, u shpreh Haziri.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Vetëm një pjesë e vogël e popullsisë globale, mbase  2%-3%…