Mustafa: Në këto momente nuk duhet të shkohet në zgjedhje të reja

22 prill 2020 | 16:57

Ka filluar takimi i presidentit të vendit, Hashim Thaçi, me liderët e partive politike në lidhje me atë se a duhet të shkohet në zgjedhje të reja apo të formohet një qeveri e re.

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa, në fjalën e tij ka thënë se në këto momente nuk duhet të shkohet në zgjedhje të reja.

Ai ka thënë se duhet të bëhen përpjekje që nga Kuvendi të formohet qeveria e re.

“Vendit i duhet një qeveri me kapacitete të plota”, ka thënë ai.

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministri në detyrë i Punëve të Brendshme dhe Administratës Publike,…