Nuk mund të anashkalohet partia e parë

22 prill 2020 | 17:11

Zyrtarja e latë e Lëvizjes Vetëvendosje, Albulena Haxhiu, ka thënë se presidenti nuk mund të anashkalojë partinë e parë, pasi qytetarët më 6 tetor të vitit të kaluar i kanë dhënë asaj fitoren për të drejtuar me qeverinë.

Haxhiu është shprehur kundër një qeverie të re.

Ajo në takimin ku po mbahet me liderët e partive politike në Presidencë, i ka bërë thirrje presidentit të respektojë Kushtetutën.

“Ky takim sot në këtë format është në shpërputhje me Kushtetutën e Kosovës dhe me aktgjykimin e Gjykatës Kushtetuese sepse presidenti mund të konsultohet vetëm me partinë që ka fituar shumicën në Kuvend”, ka thënë Haxhiu.

“Ju ftoj që ta respektoni Kushtetutën e Kosovës. Ju nuk keni të drejtë dhe as autorizim kushtetues, ju nuk e keni në mandate të përcaktoni se si e çfarë duhet të jetë kushtetuta. Respektojeni përgjegjësitë tuaja kushtetuese dhe të kryeni detyrat tuaja vetëm si president, roli juaj në politikë nuk është aktiv. Ju këshilloj dhe kërkoj që të respektoni Kushtetutën e Republikës së Kosovës dhe të mos ftoni këso takim që janë shkelje të Kushtetutës”, ka thënë ajo.

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, në takimin që po mbahet…