Limaj kundër zgjedhjeve, përkrah formimin e qeverisë së re

22 prill 2020 | 17:18

Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, në takimin me liderët e partive politike që po mbahet me ftesën e presidentit Hashim Thaçi, ka thënë se partia që drejton nuk e mbështet shpërbërjen e Kuvendit të Kosovës.

Limaj ka thënë se duhet të shikohet mundësia për formimin e një qeverie të re.

“Duhet të shikojmë gjetjen e një mundësie për krijimin e një qeveri të re, ne si parti kërkojmë që të respektohet Kushtetuta e Kosovës. Nisma është e gatshme të participojë në krijimin e një shumice të re për të krijuar një qeveri të re”, ka thënë Limaj.

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Zyrtarja e latë e Lëvizjes Vetëvendosje, Albulena Haxhiu, ka thënë…