Do t’ia jap mandatarin asaj partie ose koalicioni që bën shumicën në Kuvend

22 prill 2020 | 17:41

Përjashto vetëm Lëvizjen Vetëvendosje, të gjitha partitë e tjera politike të përfaqësuara në Kuvendin e Kosovës janë shprehur pro formimit të një qeverie të re dhe kundër që vendi të shkojë në zgjedhje të reja.

Kështu u bë me dije në takimin e thirrur nga presidenti Hashim Thaçi që pati me përfaqësuesit e partive politike, ku mori përgjigje nëse janë për zgjedhje të reja apo që të formohet një qeveri e re, raporton “Epoka e re”.

Presidenti Hashim Thaçi pasi dëgjoi deklarimet e të gjithë përfaqësuesve të partive politike, ka thënë se si president do t’ia japë mandatarin për formimin e qeverisë së re secilës parti apo koalicion që bën shumicën në Kuvendin e Kosovës.

Ai ka thënë se duhet të ruhet stabiliteti në vend.

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Zyrtari i lartë i AKR-së, Fatmir Matoshi, ka thënë se…