Ka opsione të ndryshme në LDK për kryeministër

22 prill 2020 | 19:16

Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Gazmend Muhaxheri, ka thënë sot se nuk do të jetë pjesë e qeverisë së ardhshme.

Si mysafir në Frontal, në T7, ai ka thënë se në ditët në vijim do të mblidhen organet e partisë për të vendosur hapat drejt krijimit të qeverisë dhe emrin e mandatarit për kryeministër.

“Ditët në vijim do të mblidhen organet e partisë. Ka opsione të ndryshme për kryeministër, duhet të diskutojmë. Qeveria e re ka përgjegjësi të mëdha, ka prioritet pandeminë, dialogun me Serbinë dhe krizën ekonomike që do të krijohet pas pandemisë”, ka thënë Muhaxheri.

Ai ka mohuar se do të jetë pjesë e qeverisë së ardhshme, duke thënë se nuk ia ka lakmi askujt që do të udhëheq me ekzekutivin.

“Jo, nuk i kisha marrë lakmi atij që merr ta udhëheqë këtë qeveri, në këtë situatë”, ka thënë Muhaxheri.

Ai po ashtu ka thënë se qeverinë e re e presin shumë sfida të mëdha, dha partitë e mëdha, siç është LDK-ja, do të përballen me këto sfida.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Politologu Albinot Maloku ka komentuar takimin e sotëm të presidentit…