Kroacia e vlerëson 6 miliardë dollarë dëmin nga tërmeti i 22 marsit

22 prill 2020 | 19:38

Tërmeti i 22 marsit që goditi Kroacinë ka shkaktuar një dëm prej rreth 42 miliardë kunash (6 miliardë dollarë), tha sot ministri kroat i Ndërtimit, Predrag Stromar.

Shumë ndërtesa nga më rezistentet në Zagreb, u dëmtuan nga një seri goditjesh, me një madhësi 5,4 ballë Rihter.

Një vajzë vdiq nga rrëzimi i një çatie.

Katedralja ikonike katolike e Zagrebit, e cila ka qenë në rindërtim që nga vitet 1980, ishte midis ndërtesave të dëmtuara rëndë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Mikrobiologu, Lul Raka, nga Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik të…