Kurti: Nuk mund të shtypet vullneti i popullit, do t’i drejtohemi Kushtetueses

22 prill 2020 | 20:49

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, gjatë një konference për media ka thënë se veprimet e presidentit Hashim Thaçi janë në kundërshtim me nenet e Kushtetutës, të cilat ai i përmend.

Përfaqësuesit e partive që ishin mbledhur sot Kurti i ka quajtur “Një klub i stërvjetruar që nuk janë për zgjedhje”.

Ai ka thënë se prioritet i tij si kryeministër në këtë kohë është parandalimi i përhapjes së koronavirusit.

“Çdo gjë tjetër politike e partiake nuk ka asgjë rendësi”, ka thënë Kurti.

Ai ka theksuar se më 6 tetor të vitit të kaluar ka ndodhur ndryshimi i madh.

“Thaçit i kanë mbetur dhe disa muaj mandat dhe po dëshiron ta kap trenin e fundit, por i ka ikur”, është shprehur kryeministri në detyrë.

“Këto orvatje vetëm sa e rrezikojnë shtetin e Kosovës, dhe nuk mund ta shtypin vullnetin e popullit”, ka thënë ai.

Ai ka paralajmëruar se do t’i drejtohen edhe Gjykatës Kushtetuese.

“Për qeveri të re ne kemi theksuar se duhet të mbahen zgjedhjet e reja, pas pandemisë Covid-19. Çfarëdo vendimi tjetër është devijim. Ne do të ndjekim me kujdes se çfarë do të ndodhë në ditët e ardhshme dhe do t’i drejtohemi edhe Gjykatës Kushtetuese”, ka deklaruar Kurti.

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Një vaksinë e coronavirusit me siguri nuk do të jetë…