Merkeli, mesazh gjermanëve: Jini të kujdesshëm dhe të zgjuar

23 prill 2020 | 10:27

Kancelarja gjermane Angela Merkel i ka kërkuar popullit që të jetë “i zgjuar dhe i kujdesshëm” për përballimin e fazës së ardhshme të pandemisë Covid-19. Në Parlament ajo ka thënë se “kjo nuk është faza përfundimtare, por akoma vetëm fillimi”. “Ne do të jemi me virusin për një kohë të gjatë. E di se sa të vështira janë kufizimet, është një sfidë për demokracinë, sepse kufizon të drejtat tona demokratike”, ka thënë ajo. Ajo ka shtuar se, megjithatë, transparenca demokratike, si mediat e lira, kanë ndihmuar që situata të jetë stabile. “Është e mrekullueshme sa shumë mirëkuptim kanë treguar njerëzit për njëri-tjetrin”, ka shtuar kancelarja Merkel.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Facebook po hedh miliarda dollarë në platformën Jio të miliarderit…