Portieri i Atalantas ende nuk e ka mposhtur koronavirusin

23 prill 2020 | 10:38

Makthi Covid-19 për Marco Sportiello nuk ka përfunduar akoma. Portieri i Atalanta, që njoftoi se është infektuar me koronavirus në 24 mars, në tamponin e tretë të kryer ai ka rezultuar përsëri pozitiv. Lojtari është në gjendje të mirë shëndetësore dhe po ndjek kufizimet e kërkuara në këtë rast.

Në fakt kanë kaluar tashmë katër javë që portieri vazhdon të jetë i sëmurë me virusin dhe kjo situatë i ka shqetësuar shumë mjekët e klubit zikaltër.

Një gjë e tillë e ngjashme ndodhi edhe me Ruganin dhe Dybala-n te Juventusi, por tashmë ata janë shëruar pas rreth një muaji.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Një gazetar kinez që u zhduk për gati dy muaj…