Turqia vazhdon të mbetet aleate e rëndësishme e Kosovës

23 prill 2020 | 11:18

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, me rastin e festës së sovranitetit kombëtar dhe të fëmijëve, ka uruar Turqinë. Në një shkrim në “Facebook”, Haradinaj ka shkruar se Turqia ka qenë mbështetëse e fuqishme e intervenimit të NATO-s për shpëtimin e popullit tonë dhe vazhdon të mbetet aleate e rëndësishme e Kosovës në shumë fusha.

Shkrim i tij publikuar në Fb:

Turqia sot shënon festën e Sovranitetit Kombëtar dhe të Fëmijëve dhe njëkohësisht 100-vjetorin e themelimit të Kuvendit të Madh Popullor. Republika e Turqisë ka qenë mbështetëse e fuqishme e intervenimit të NATO-s për shpëtimin e popullit tonë dhe vazhdon të mbetet aleate e rëndësishme e Kosovës në shumë fusha. Bashkë me urimet e mia për paqe dhe prosperitet të shtetit dhe popullit turq, shpreh mirënjohjen time për përkrahjen e vazhdueshme të Turqisë për konsolidimin e Kosovës.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Është bërë një orë e gjysmë që kryesia e LDK-së…