Kryesia e LDK-së ndërpret mbledhjen

23 prill 2020 | 11:25

Anëtarë të Kryesisë së LDK-së, të cilët janë mbledhur për të diskutuar për emrin e mandatarit për formimin e qeverisë së re, pas një orë e gjysmë diskutim, kanë vendosur të shkojnë në pauzë. Pas daljes nga mbledhja asnjëri prej tyre nuk ka folur për media për emrin e mandatarit, por kanë thënë se kushdo që e merr besimin e kryesisë do të votohet edhe në Këshill të Përgjithshëm. Në këtë mbledhje nuk është duke marrë pjesë nënkryetarja e LDK-së, Vjosa Osmani. /EPOKA E RE/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Edhe 29 raste të reja të të infektuarve me Covid…