UNICEF-i dhe USAID-i shpërndajnë 5 950 pako higjienike

23 prill 2020 | 11:57

Zyra e UNICEF-it në Kosovë, në partneritet me USAID-in, sot ka pranuar dërgesën e radhës me pako me mjete higjienike për familjet në nevojë dhe institucionet shëndetësore.

5 950 pako familjare higjienike, 240 pako higjienike për qendrat e mjekësisë familjare dhe 1 200 pako higjienike për fëmijë janë përgatitur për shpërndarje në tërë Kosovën.

“Që nga shpërthimi i pandemisë COVID-19, UNICEF-i ka bërë shpërndarjen e 12,000 pakove higjienike familjare për rreth 72,000 njerëz në 30 komuna. UNICEF-i ka bërë një vlerësim të shpejtë të përfituesve përmes intervistave telefonike me 204 familje përfituese të përzgjedhura në mënyrë rastësore. 97 përqind e familjeve e kanë vlerësuar ndihmën e marrë dhe kanë kërkuar vazhdimin e mbështetjes”, thuhet në njoftimin për media.

Ambasadori amerikan në Kosovë, Philip S. Kosnett, tha se “lufta kundër COVID 19 kërkon partneritet”. “Unë jam i impresionuar me punën e institucioneve shëndetësore, OJQ-ve dhe agjencive të tjera. Me shpërndarjen e këtyre mjeteve higjienike për familjet dhe fëmijët ne do të mbrojmë nga virusi familjet më në nevojë ”, tha Kosnett.

Shefi i Zyrës së UNICEF-it në Kosovë, Murat Sahin, deklaroi se “UNICEF-i është shumë i kënaqur që po bashkëpunon me USAID-in, një partner global kaq të fortë dhe të përkushtuar, veçanërisht gjatë kësaj periudhe të jashtëzakonshme kur pandemia COVID-19 ka ndikuar shumë në jetën e fëmijëve dhe të rinjve. Duke filluar me ofrimin e furnizimeve shëndetësore vitale, përfshirë pajisjet mbrojtëse të stafit, pakot higjienike e deri te zgjidhjet inovative për mësim, UNICEF-i po punon për ta ngadalësuar përhapjen e COVID-19 dhe për të minimizuar ndikimin e tij tek fëmijët dhe të rinjtë”.

UNICEF-i vlerëson mbështetjen e madhe nga USAID-i dhe mbetet i përkushtuar që të punojë me institucionet dhe partnerët për ta ndalur përhapjen e virusit dhe për t’i mbajtur të sigurt fëmijët dhe familjet e tyre.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Avdullah Hoti pritet të nominohet kandidat për kryeministër nga kryesia…