‘Baruti Group’ dhuron 100 pako ushqimore dhe higjienike për familjet në nevojë të Mitrovicës

23 prill 2020 | 12:11

Kryetari i Komunës së Mitrovicës, Agim Bahtiri, sot ka pritur në një takim pronarët e kompanisë “Baruti Group”, Idriz Baruti dhe Besart Baruti, të cilët kanë shprehur dëshirën të dhurojnë 100 pako ushqimore dhe higjienike për familjet në nevojë në Mitrovicë, për këtë muaj të shenjtë të Ramazanit.

Me këtë rast, kryetari Bahtiri ka falënderuar përzemërsisht pronarët e kompanisë “Baruti Group” për ndihmën e ofruar për familjet me asistencë sociale, dhe ka vlerësuar se përkrahja që po i bëhet qytetarëve në nevojë të Mitrovicës është shumë e mirëseardhur për të tejkaluar situatën e krijuar nga pandemia globale e virusit COVID-19.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në deklaratën qeveritare para Bundestagut sot, kancelarja gjermane u bëri…