Kurti liron nga detyra Nenad Rashiqin

23 prill 2020 | 13:56

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka l bërë me dije se ka pranuar kërkesën për dorëheqjen nga Nenad Rashiqi nga pozita  e udhëheqësit të  Zyrës për Çështje të Komuniteteve.

Ai në një konferencë të përbashkët për medie me Rashiqin, ka thënë se kërkesa për dorëheqje nga kjo pozitë ka ardhur pas ngritjes se aktakuzës e cila ndërlidhet me kohën sa ishte ministër.

Më tutje, Kurti ka falënderuar Rashiqin për bashkëpunimin që kanë pasur gjatë kësaj kohe.

Ndërsa Nenad Rashiqi, duke komentuar aktakuzën e ngritur për kohën sa ka qenë ministër, ka thënë se është i pafajshëm.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Pas mbledhjes së Kryesisë së LDK-së, i nominuari për kryeministër,…