Kurti flet për heqjen e rrethojave para qeverisë

23 prill 2020 | 14:11

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti ka folur sot para medieve lidhur me vendimin për heqjen e rrethojave para qeverisë.

Kurti ka deklaruar se ushtruesi i detyrës së ministrit të Punëve të Brendshme, Xhelal Svecla ka kërkuar rekomandim për këtë çështje edhe nga policia.

Ai ka thënë se të njëjtat është dashur që të hiqen më herët.

“Ushtruesi i detyrës së Ministrit të punëve të brendshme i ka shkruar një kërkesë për heqjen e këtyre rrethojave që kemi pasur ndërmend t’i heqim edhe më herët, pasi që janë hequr vonë, ai e ka pasur parasysh edhe shqetësimin që mund të ketë ardhur nga policia, mirëpo, ato i ka trajtuar me kujdes, nuk ka mungesë sigurisë, jam plotësisht dakord që oborri qeverisë dhe sheshi të mos kenë pengesa në mes”, ka deklaruar Kurti

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Jennifer Lopez njihet si një ndër femrat më aktive në…