Rashiqi: Jam i pafajshëm, rastet gjyqësore nuk duhet të komentohen

23 prill 2020 | 14:47

Drejtori i Zyrës për Çështje të Komuniteteve, Nenad Rashiq, në një konferencë për medie ka dhënë dorëheqje nga pozita e tij, për shkak të një aktakuze që është ngritur ndaj tij.

Rashiqi e ka falënderuar për bashkëpunim kryeministrin në detyrë, Albin Kurti.

Duke folur për ngritjen e aktakuzës ndaj tij, Rashiqi ka thënë se rastet gjyqësore nuk duhet të komentohen.

Ish-ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale ka thënë se ndjehet krenar me punën e tij.

“Sa i përket aktakuzës që është ngre. Një prej pyetjeve që është ngritë në politikë, atë se çka kam mësuar është se nuk duhet të komentohen rastet gjyqësore. Vetëm për shkak të kësaj ne duhet të kemi gjyqësor të pavarur. Dhe ja çka ka ndodhur prej vitit 2008 deri në vitin 2013”.

“Në komitetin ministror unë kam qenë përgjegjës për çështjet më të ndjeshme. Unë ju kam dhënë të drejtë punëtorëve, ndihma sociale, dhe të gjitha vendime që kanë dalë negativ për punëtorët. Unë jam krenar që kam arritur të i mbajë në punë të gjithë punëtorët dhe ju kemi siguruar kontrata për 5 vjet që ndihma sociale ka mbetur e njëjta. Unë mendoj që e kam kryer punën me sukses”, ka thënë Rashiqi, duke shtuar se ndjehet i pafajshëm.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Qeveria në detyrë ka vendosur që sot t’i heqë rrethojat…