Krasniqi: E humba personin e zemrës para ndeshjes me Llapin

23 prill 2020 | 15:02

Në vazhdën e rubrikës “Rrëfime Karantine”, protagonist ishte njëri ndër mbrojtësit më të mirë të Superligës së Kosovës, Besnik Krasniqi.

Besnik Krasniqi, është një nga lojtarët që ka më së shumti eksperiencë në futbollin kosovar.

Krasniqi, për shumë vite e ka dëshmuar vetën në disa nga skuadrat kosovare, por ka luajtur edhe jashtë saj.

Mbrojtësi Krasniqi, ekskluzivisht për rrëfimet e karantinës në GazetaBlic Sport, ka rrëfyer një nga momentet shumë prekëse që ka pasur në karrierën e tij.

Ai ka veçuar momentin e vdekjes së nënë së tij e cila ishte e flaktë për çdo ndeshje që luante mbrojtësi kosovar.

“Një ditë para ndeshjes me Llapin me ndërroi jetë nëna ime, ky ishte momenti më i rëndë në karrierën time. Ajo i përcjelltë rregullisht të gjitha ndeshjet e mija, madje e ndjente shumë futbollin. Sa herë që nuk kisha rezultate të mira, ajo mërzitej dhe u prekte shumë, thjesht ishte shumë moment i rëndë për mua ndarja nga ajo” rrëfeu fillimisht Besnik Krasniqi.

Ai më pas vazhdoi me rrëfimin e tij prekës, duke thënë se të gjitha golat që i shënon në karrierën e tij ia dedikon pra pikërisht nënës së ndjerë.

“Çdo gol që unë e shënoi i dedikohet nënës time, ajo ishte dhe vazhdon të jetë motivi i sukseseve të mija në karrierë. Nuk do të ndalem me sukseset e mija sepse dua ta bëj krenare edhe atë”, përfundoi me rrëfimin e tij, Besnik Krasniqi.

Kujtojmë që pikërisht ndeshjen ndaj Llapit, Ballkani e fitoi në Podujevë, fitore kjo që nga klubi u dedikua për futbollistin Besnik Krasniqi dhe nënën e tij të humbur.

“Futbollistët kanë bërë pakt para ndeshjes që këtë ndeshje ta fitojnë për Besnik Krasniqin, të cilit i vdiq nëna gjatë ditës së djeshme dhe kjo fitore i dedikohet atij”, kishte deklaruar Sermaxhaj pas fitores ndaj Llapit.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ka nga ata që kanë bërë propozimin e ngritjes së…