BE-ja ia dhuron Kosovës 60 mijë teste për Covid-19

23 prill 2020 | 15:44

Bashkimi Evropian (BE) e ka ndihmuar Kosovën me material shëndetësor i cili shërben për të nxjerrë rezultatin e testit ndaj koronavirusit.

Lajmin e ka bërë me dije Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë nëpërmjet llogarisë se vet në “Twitter”.

Sipas njoftimit, materiali i dorëzuar mund të shërbejë për të vërtetuar deri në 60 mijë teste të koronavirusit.

“Kosova sapo ka marrë materiale për kalibrimin e testit për Covid-19. Materiali është i nevojshëm për të vërtetuar rezultatet e Covid-19 dhe të sigurojë që personat e infektuar diagnostikohen siç duhet”, është thënë në njoftimin e Zyrës së Bashkimit Evropian(BE) në Kosovë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Komunës së Obiliqit, Xhafer Gashi, në prag të…