Gjuha e urrejtës, nxitje e më të keqes

23 prill 2020 | 15:52

Albina Hyseni

Urrejtja shumë herë është konsideruar si një reaksion, paragjykimi i ashtuquajtur tepër i drejtë për ata që e japin ndaj një situatë të krijuar nga njerëzit ose mjedisi që na rrethon. Dhe pasi e marrim si të tillë na duket e drejtë të urrejmë dhe na duket normale të reagojmë dhe te bëjmë keq! Por në të vërtetë kjo lloj sjelljeje është gjykuar nga shume analistë dhe psikologë si diçka jo e drejtë, e vjetër dhe tepër paragjykuese. Pra, urrejtja është emocion njerëzorë që paraqitet si efekt i agresivitetit të mbledhur kundër një personi ose ndonjë grupi të shoqërorë popujve, pakicave e të tjera.

Po ashtu përkrah ndasive standarde racore, kombëtare, përkatësisë etnike që si definim mbetet se vepra që ka bazë urrejtjen mund të kryhet edhe për shkak të “bindjes politike”.

Definicione për gjuhën e urrejtjes ka më tepër dhe janë dhënë nga ana e Këshillit të Evropës dhe organizatave të tjera ndërkombëtare. Shkurtë gjuha e urrejtës do të ishte gjuhë radikale para së gjithash kundër grupeve, dhe jo individëve ose nëse ofendohet individi që të arrihet deri te grupi, që përmban nxitje ose shkakton dhunë. Çdo herë duhet të ketë kujdes ekuilibri që ekziston në mes të lirisë së fjalës si e drejtë e garantuar me kushtetutë dhe gjuhës së palejuar të urrejtjes, prej të cilës mund të kryhet edhe krim.

Liria e fjalës nuk guxon të shkelet, po ashtu nuk mund edhe të keqpërdoret.

Pra mllefet, urrejtja, diskutimet, përçarjet, ndarjet destabilizimet, pasojat në çdo aspektet njerëzorë profesional dhe jo, duhet të frenojnë vetën në mënyra më të logjikshme, më qetë dhe më të shëndosha para se të dëmtojnë vetveten dhe gjithë të tjerët. Urrejtja, e përzier me zili është një ndjenjë që shumë herë e ushtrojnë në të gjitha shtresat dhe nga të gjitha zonat nga ku vijnë. Në të shumtën e rasteve urrejtja ka si lëndë të parë injorancën dhe të pavërtetën dhe mbi to ngre kështjella dhune që përfundojnë keq.

Shumë sociologë besojnë se urrejtja është e rrënjosur thellë në nënvetëdijen e njerëzve. Specialist në shkencat politike theksojnë se një pjesë e madhe e urrejtjes mund të jetë, madje, e programuar, e ndërtuar në vetë natyrën e njerëzve.

Është e kuptueshme që studiuesit e natyrës njerëzore të arrijnë në përfundime të tilla.

Rëndësia e njohurive të mendimit. Njerëzit reagojnë ndryshe pjesërisht se ata mendojnë ndryshe.

Si reagojmë ndaj ngacmimit të një shoku varet nga ajo sesi e shpjegojmë ne atë si pasqyrim armiqësie apo si rezultat të një dite të keqe.

Realiteti social është diçka që ne ndërtojmë subjektivisht. Rëndësi kanë gjithashtu bindjet tona për vetën.

A e shikojmë ne jetën në mënyrë optimiste? A e kemi ndjenjën se ne jemi në kontroll? A e shikojmë vetën si superior apo inferior?

Pra, ka shumë rëndësi sesi e ndërtojmë ne botën dhe vetveten.

Zbatimi i parimeve të psikologjisë sociale, si do të shikohet më tutje, psikologët socialë janë duke zbatuar gjithnjë e më shumë konceptet dhe metodat e tyre të shqetësimeve sociale të tanishme, si mirëqenia emocionale, shëndeti, vendimet e gjykatave, reduktimit te paragjykimeve, dizajni dhe ruajtja e ambientit, si dhe arritja e paqes.

Sociologët dhe psikologët socialë ndajnë një interes të përbashkët, kur studiojnë si sillen njerëzit në grup. Por, shumica e sociologëve studiojnë grupet, nga më të vegjlit deri tek më të mëdhenjtë shoqëritë dhe tendencat e tyre, ndërsa shumica e psikologëve sociale studiojnë individin mesatar si mendon një person në një kohë të caktuar për të tjerët, si ndikohet nga ata, si lidhet/bashkëvepron me ta. Këto studime përfshijnë si grupet afektojnë individë të njëanshëm dhe si një  individ afekton një grup.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Bashkimi Evropian (BE) e ka ndihmuar Kosovën me material shëndetësor…