Thaçi tregon se çfarë bisedoi me ambasadorët e shteteve të Quintit

23 prill 2020 | 16:17

Presidenti Hashim Thaçi përmes një postimi në llogarinë e vet në “Facebook”, ka bërë me dije se ambasadorët e shteteve të Quintit dhe atë të BE-së sot i ka njoftuar për hapat e ndërmarrë, pas vullnetit të shprehur nga partitë politike të përfaqësuara në Kuvendin e Kosovës, që të formohet një Qeveri e re.

“Pas konsultimeve me partitë politike ishte shumë e qartë që shumica absolute ishin në favor të formimit të Qeverisë së re pa shpërbërjen e Kuvendit dhe konform këtij vullneti të shprehur, në përputhje me Kushtetutën dhe ligjet e Kosovës, i kam kërkuar Kryetarit të LDK-së, z. Isa Mustafa, ta ofrojë kandidatin apo kandidaten për formimin e Qeverisë së re. Çdo hap i ndërmarrë është dhe do të jetë në përputhje të plotë me Kushtetutën dhe ligjet e Kosovës!”, ka shkruar presidenti Thaçi.

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
"Facebook" njoftoi sot se e ka shtrirë “Messenger Kids”, në…