Presidenti Thaçi operohet me sukses në QKUK

23 prill 2020 | 17:49

Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, sot pasdite i është nënshtruar një intervenimi kirurgjik endourologjik në Klinikën e Urologjisë në Shërbimin Spitalor Kliniko-Universitar të Kosovës.

“Sipas personelit mjekësor, operacioni ka qenë i suksesshëm dhe presidenti është nën kujdesin e vazhdueshëm të personelit mjekësor profesional. Pas përfundimit të këtij intervenimi, presidenti Thaçi është shprehur mirënjohës për profesionalizmin dhe kujdesin e stafit profesional në Klinikën e Urologjisë dhe në tërë SHSKUK-në”, është bërë me dije në njoftimin e Presidencës.

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Pas takimit me kryetarin e LDK-së, Isa Mustafa, kryetari i…