MSh-ja jep shpjegime lidhur me donacionin nga Komisioni Evropian

23 prill 2020 | 17:57

Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se sot është pranuar nga Qendra për Hulumtim të përbashkët të Komisionit Evropian, material biologjik i ARN-së së sintetizuar të virusit SARS-CoV-2, shkaktarit të COVID 19, që shërben si mostër kontroll pozitive për prani të SARS-CoV-2.

“Ky material përdoret për të verifikuar saktësinë e fazave të transkriptimit dhe të amplifikimit të SARS-CoV-2 gjatë testimit me Real Time PCR. Nuk janë pranuar 60 000 teste, siç kanë raportuar gabimisht disa media, por një sasi prej 6 epruvetave me nga 100 microlitra secila të cilat pas hollimit të tyre në raport 1/1000 mund të përdoren si 60 000 kontrolle pozitive në rast të vendosjes së 5 microlitrave në një reaksion. Materialin e njëjtë e kanë pranuar ose pritet të pranohet edhe nga shtetet tjera në rajon si Shqipëria, Bosnja dhe Hercegovina, Maqedonia e Veriut si dhe Turqia”, ka njoftuar Ministria e Shëndetësisë.

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, sot pasdite i…