Meta i uron shërim të shpejtë Thaçit

23 prill 2020 | 18:48

Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta, i ka uruar shërim të shpejtë e shëndet të plotë presidentit të Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi.

“I shpreh familjes së Tij të dashur gjithë mbështetjen time. Urime personelit mjekësor të Klinikës së Urologjisë në Shërbimin Spitalor të Kosovës për profesionalizmin e dëshmuar”, ka shkruar Meta në llogarinë e vet në “Facebook”.

Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, sot pasdite i është nënshtruar një intervenimi kirurgjik endourologjik në Klinikën e Urologjisë në Shërbimin Spitalor Kliniko-Universitar të Kosovës.
Sipas personelit mjekësor, operacioni ka qenë i suksesshëm dhe presidenti është nën kujdesin e vazhdueshëm të personelit mjekësor profesional.

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Dërgesa e tretë me pajisje mbrojtëse personale për t’i mbështetur…