Limaj uron muajin e Ramazanit

23 prill 2020 | 20:31

Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, të gjithë qytetarëve të besimit islam në Republikën e Kosovës ua ka uruar fillimin e muajit të Ramazanit.

“Uroj që ky muaj, i cili është simbol i sakrificës dhe përkushtimit ndaj Zotit, të sjellë më shumë paqe, harmoni e begati në çdo familje dhe të shërbejë për t’u afruar më shumë me njëri-tjetrin”, ka shkruar Limaj në “Facebook”.
Limaj ka shkruar se ky muaj i shenjtë e gjen Kosovën dhe botën duke u përballë me pandeminë COVID-19.
“Agjërim të lehtë”, ka përfunduar Limaj.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Bundesliga do të ishte e gatshme të rifillojë më 9…