Hoti: Administrata amerikane ka refuzuar të bashkëpunojë me Kurtin

23 prill 2020 | 22:48

I mandatuari për kryeministër nga LDK, Avdullah Hoti, ka thënë se Kosovës nuk i duhet taksa pa mbështetjen e ShBA-së.

“Taksa pa mbështetjen e SHBA-së nuk na duhet.  Në qeverinë e re njerëz që nuk kanë problem me ligjin. Do të diskutojmë për përgjegjësinë që do të kemi secilin”, ka thënë Hoti.  “Vijat e kuqe në dialog me Serbinë janë ato që janë miratuar në platformën e LDK-së, së fundmi ne grupi parlamentar, para se të votohet mocioni i mosbesimit ka propozuar një rezolutë të re. Jemi mundu me bindë ish-partnerin qeverisës t’i marrë përgjegjësitë”, ka thënë Hoti.

“Pritjet e partnerëve tanë në fillim të qeverisë kanë qenë të larta, relacionet që ne si LDK kemi pas me këta partnerë, që qeveria të jetë partner kredibil në këtë proces. Arsyet që ka nxjerr kryeministri në detyrë, i din ai. Kemi pasë refuzim të administratës amerikane për të bashkëpunuar me këtë. Në fillim ka pas ftesë por më vonë rezervë. Ia kemi bë të qartë që nuk mund të vazhdohet në këtë formë, mbi bazën e kësaj është edhe letra e fundit e Mustafës që ne nuk mund të vazhdojmë me një kryeministër që prish raportet me Amerikën”, ka thënë Hoti në “Pressing”.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani i ka uruar…