Pacolli: Agjërim të lehtë!

23 prill 2020 | 23:00

Në prag të muajit të madhërishëm të Ramazanit, qytetarët e Kosovës të besimit mysliman i ka uruar edhe kryetari i Aleanca Kosova e Re, Behgjet Pacolli.

Ish-zëvendës kryeministri i parë, lutet që Zoti të na mëshirojë dhe forcoj vlerat dhe virtytet tona duke na bërë besimtarë të devotshëm.

“Të dashur vëllezër dhe motra, urime muajin e madhërishëm të Ramazanit! Lus Zotin që të na mëshirojë dhe të na forcoj vlerat dhe virtytet tona duke na bërë besimtarë të devotshëm për Zotin, familjen, shoqërinë, vatanin, kombin dhe mbarë njerëzimin. Agjërim të lehtë!”, ka shkruar Pacolli në profilin e vet në “Facebook”.

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Anëtari serb i presidencës trepalëshe të Bosnje dhe Hercegovinës, Milorad…