Pandevi ‘kërcënon’ Kosovën: Për kualifikim japi të gjithë trofetë

23 prill 2020 | 23:08

Te Maqedonia e Veriut e ëndërrojnë pjesëmarrjen në Evropian. Një prej liderëve të Maqedonisë së Veriut siç është 36-vjeçari Goran Pandev që është edhe kapiten shprehet se është i gatshëm të falë të gjithë titujt gjatë karrierës për të jetuar një ngjarje të madhe duke përfaqësuar vendin e tij.

“Unë kam qenë në ekipin kombëtar për shumë vite dhe kjo që kemi tani, miqësia nuk ka qenë më parë. Unë i japi të gjithë trofetë për t’u kualifikuar në Kampionatin Evropian”, u shpreh Pandev.

Kujtojmë që Goran Pandev në sezonin 2009-2010 ishte pjesë e Interit të famshëm të Jose Mourinhos që fitoi tripletën, madje ishte një titullar fiks i zikaltërve edhe pse u bë pjesë e tyre vetëm në muajin janar të 2010-ës.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në prag të muajit të madhërishëm të Ramazanit, qytetarët e…