Rama uron muajin e Ramazanit

23 prill 2020 | 23:32

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama nëpërmjet një lidhjeje live në “Facebook” ka uruar besimtarët myslimanë për nisjen e muajit të Ramazanit.

Ai ka falënderuar klerët shqiptarë që vendosën që të mbyllin kishat dhe xhamitë në këto kohë pandemie.

“Nevojës jetike të mbarë popullit dhe të Shqipërisë për të mos i hapur asnjë shteg armikut të padukshëm në këtë rast duke u mbledhur në emër të zotit mu siç i duhet armikut të padukshëm për të na prerë dhe për të na vrarë. Me maturi e mirëkuptim në zot, por edhe në shkencë tempujt u zëvendësuan me kishën shpiake me mesxhidin e familjes me teqenë e zemrës në lutjet e besimtarëve. Falë kësaj mençurie të klerit shqiptar, tempujt sot të kyçuar, do të rihapen nesër pas asnjë njollë gabimi njerëzor në punët e liga të armikut padukshëm. Sepse ditët e mira pastaj do të vijnë, kleri shqiptar do t’u mësojë edhe atyre që nuk besojnë në zot se nga shtëpitë e zotit këtu në Shqipëri vjen veç e mira edhe për ta”, ka thënë Rama.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Nesër mbi vendin tonë do të mbajë mot kryesisht me…