Federata Italiane  e Futbollit:  Sezoni përfundon me 2 gusht

23 prill 2020 | 23:46

Federata Italiane  e Futbollit vendosi pas një mbledhjeje të fundit të shtyjë përfundimin e këtij sezoni futbollistik në datën 2 gusht.

Duke u detyruar nga udhëzimi i Komitetit Ekzekutiv të UEFA-s që të gjitha ligat kombëtare të përfundojnë në 3 gusht, Federata Italiane spostoi mbylljen e këtij edicioni jo në 30 qershor, siç ishte vendosur fillimisht, por në fillim të muajit gusht.

Në këtë mënyrë, zhvillimi i pjesës së mbetur të këtij edicioni nuk do të jetë me ngjeshje të ngjeshura duke i dhënë përparësi vazhdimit të Serisë A në mënyrë të rregullt.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryeqyteti sonte ka hyrë në natën e dymbëdhjetë në karantinë,…