Kina shkaktoi humbje jetësh dhe dëme në ekonominë botërore

24 prill 2020 | 10:37

Sekretari amerikan i shtetit, Mike Pompeo, ka kritikuar Kinën më parë për trajtimin e saj të koronavirusit, por ditën e sotme ai foli me një gjuhë kërcënuese, shkruan CNN.

“Kina shkaktoi humbje jetësh dhe tashmë një sfidë të madhe për ekonominë globale dhe atë amerikane pasi nuk shpërndau informacionin që kishte për Covid-19”, tha sekretari i shtetit.

Për televizionin Fox, Pompeo deklaroi se Partia Komuniste Kineze do të paguajë një çmim për këtë që bën.

Pompeo ka thënë më parë “do të ketë një kohë për shfuqizime” kur u pyet nëse Kina duhet ta paguajë dëmin e pandemisë, por gjuha e tij sonte është më e drejtpërdrejtë, duke thënë se do të paguajë një çmim.

Diplomati i lartë amerikan tha: “Ju duhet të dini që ne ende nuk kemi transparencë të plotë nga Partia Komuniste Kineze. Jemi të shqetësuar se ka gjëra që nuk i dimë dhe nuk kemi qenë në gjendje ta marrim ekipin tonë në terren për t’i kryer hetimet e nevojshme”.

Më parë, edhe presidenti amerikan Donald Trump ka akuzuar Kinën për fshehje të numrit real të viktimave dhe e ka bërë përgjegjës për shpërthimin e pandemisë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Mbi 70 mijë punëtorë të kompanive të ndryshme private në…