Presidenti duhet ta respektojë Kushtetutën e jo ta shkruajë atë

24 prill 2020 | 11:16

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, sot, së bashku me këshilltarin e vet politik Shkëlzen Gashi, ka mbajtur një konferencë për media. Të dyve nga gazetarët u janë bërë disa pyetje. E kur është pyetur Kurti se a do të ketë pranim-dorëzim të postit të kryeministrit për mandatarin e ri të propozuar nga LDK-ja, u shpreh se nuk ka parë tekst me nënshkrim të presidentit me ofertën për partinë e dytë.

“Unë nuk e kam tekstin me nënshkrim të presidentit për ofertën për partinë e dytë. Duhet ta shohim letrën me nënshkrim dhe me çfarë baze kushtetuese është bërë kjo ofertë për partinë e dytë”, ka thënë ai.

Ai ka thënë se presidenti nuk mund ta shkruajë kushtetutën, por duhet ta respektojë atë. “Thaçi duhet ta respektojë Kushtetutën dhe nuk mund ta shkruajë atë. Letra e parë pas mocionit ishte më 2 prill që ma dërgoj presidenti, në pasditen e 22 prillit konstatoi se ne po e refuzojmë. Kjo është arbitrare. Ku shkruan në Kushtetutë që 20 ditë më pas duhet të konkludojë se është refuzuar mandatimi”, ka thënë ai.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kreu i qeverisë në detyrë, Albin Kurti, sot në një…