Protestojnë punëtorët e KEK-ut kundër vendimit të djeshëm të qeverisë

24 prill 2020 | 11:28

Punëtorët e Korporatës Energjetike e Kosovës kanë filluar sot një protestë, me të cilën po kundërshtojnë vendimin e djeshëm të qeverisë, e cila shkarkoi bordin e kësaj ndërmarrje.

“Reporteri” ka siguruar foto të protestës e cila vjen pas shkarkimit, siç thonë ata, të padrejtë të anëtarëve të këtij bordi në mbledhjen e fundit të Qeverisë së Kosovës.

Për këtë ka reaguar bordi i drejtorëve i KEK-ut, sipas të cilit, ky vendim paraqet ndërhyrje të dhunshme dhe kundërligjore në korporatë dhe, si të tillë, këtë vendim nuk do ta pranojnë.

Në reagimin e tyre thuhet se do t’i ndjekin rrugët ligjore dhe se nuk do të përfillin vendime të tilla krejtësisht politike. Ata e konsiderojnë të turpshëm këtë vendim të qeverisë pasi, sipas tyre, nga fillimi kanë qenë të njoftuar me rezultatet e Korporatës.

KEK-u është ndërmarrja publike më e suksesshme në Kosovë, me rreth 20 milionë euro profit vjetor, me performancën më të mirë dhe me tejkalimin e të gjitha caqeve dhe parashikimeve.

Reagim kundër vendimit të qeverisë për shkarkimin e bordit të KEK-ut ka bërë edhe sindikata e kësaj ndërmarrje. Ajo kërkon të mos politizohet KEK-u dhe paralajmërohet se ndërmarrja do të mbrohet me çdo çmim. Në reagim thuhet se po ndërhyhet te punëtorët për të nxitur përçarje në mes tyre përmes militantëve politikë. Ata kërkojnë që KEK-u të mos krahasohet me ndërmarrje të tjera, pasi aty mbahen 4 000 familje dhe për dallim nga ndërmarrjet e tjera, KEK punon me fitim.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Presidenca i ka reaguar edhe një herë qeverisë në detyrë,…