S’mund t’i ndaloj e as s’dua t’i ndaloj qytetarët që të shprehen

24 prill 2020 | 11:33

Protestat e paralajmëruara në rrjete sociale nga përkrahësit e Albin Kurtit, kundër formimit të qeverisë së re, kryeministri ka thënë se nuk do të provojë t’i ndalojë. Ai ka treguar se duhet të respektohen masat e ndërmarra në kohën e pandemisë.

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, në konferencën për media mbajtur sot, kur është pyetur për paralajmërimet për protesta pas rrëzimit të tij, ka thënë se ai nuk mund dhe nuk do t’i ndaloj protestat, edhe pse në kohë pandemie.

“Unë nuk mund t’i ndaloj dhe nuk dua t’i ndaloj qytetarët që të shprehen. Si qeveri në detyrë ne jemi të thirrur ta garantojmë lirinë e shprehjes për qytetarët. Tash jemi në një situatë pandemie dhe duhet të respektohen vendimet e ministrisë dhe këshillat e mjekëve dhe ekspertëve të IKShPK-së”, ka thënë Kurti.

Ndër të tjera, ai ka kërkuar që prokurorët dhe policia të mos i thërrasë përkrahësit e tij dhe aktivistët e Vetëvendosjes ashtu siç e kanë ftuar këshilltarin e tij politik, Shkëlzen Gashi. “Nuk arrij t’i ndjek rrjetet sociale. Urojmë që sikur e thirrën këshilltarin e aktivistin Shkëlzen Gashi, mos të ketë prokurorë e polic që t’i thërrasin në biseda informative. Bisedat informative i përkasin shekullit të kaluar”, tha Kurti.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë goditur nga një tornado,…