Të korruptueshmit e kanë braktisur LV-në

24 prill 2020 | 11:40

Këshilltari i kryeministrit në detyrë, Shkelzen Gashi, i cili sot është paraqitur në konferencë për media së bashku me kryeministrin në detyrë, Albin Kurti, në oborrin e Qeverisë së Kosovës, ka thënë se sot nuk e shpreh të njëjtin mendim për Lëvizjen Vetëvendosje sikurse e pati shprehur në vitin 2017 sepse, sipas tij, tashmë njerëzit e korruptuar e kanë braktisur partinë dhe kanë krijuar një subjekt të ri politik.

Shkëlzen Gashi, i cili sot këshillon kryeministrin në detyrë, në vitin 2017 në emisionin ‘Rubikon’ (KTV) kishte thënë se shumica e njerëzve që Albin Kurti kishte mbledhur rreth vetes në Lëvizjen Vetëvendosje janë mediokër, të korruptueshëm dhe pa kurrfarë integriteti moral. Sipas Gashit, të tillët i duheshin Kurtit për t’i kontrolluar më lehtë.

“Një problem më i madh te VV është që ky (Albini) ka ofru afër vetes kryeisht njerëz kryesisht mediokër edhe njerëz pa kurrfar integriteti moral. Kta brenda krejt që i ka janë të korruptuar.. krejt.. po mendoj shumica dërmuese e njerëzve që i ka përreth. Sepse faji është te ky, sepse ky vet ka pas qejf me i pas kështu, mediokër të korruptuar, të korruptueshëm, në mënyrë që me mujt me i kontrollu ma lehtë”, kishte thënë ai në dhjetorin e vitit 2017.

Sot, në detyrën e këshilltarit të kryeministrit në detyrë, ka shprehur tjetër mendim për Lëvizjen Vetëvendosje. “Natyrisht që nuk muj me e pas mendimin e njejtë, sepse shumica dërrmuese e atyre për të cilët kam aluduar se janë të korruptueshëm e kanë braktis VV’në dhe kanë formuar një subjekt të ri, dhe pastaj u janë bashkangjitë partive tjera kriminale që tanë kohën i kanë akuzu se janë parti kriminale”, ka thënë Gashi.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Shprehja “për herë të parë që nga Lufta e Dytë…