Bizneset në Mitrovicë vazhdojnë t’i ndihmojnë familjet skamnore

24 prill 2020 | 12:38

Kryetari i Komunës së Mitrovicës, Agim Bahtiri, ka pritur në një takim pronarët e biznesit “Auto Pjesë Besniku”, Raif Hajra dhe Besnik Hajra, të cilët me rastin e fillimit të muajit të shenjtë të Ramazanit kanë shprehur vullnetin të dhurojnë 150 pako ushqimore dhe higjienike, për familjet në nevojë sociale të Mitrovicës.

Me këtë rast, kryetari Bahtiri ka falënderuar pronarët e biznesit në fjalë për vullnetin dhe gatishmërinë e treguar për tu dalë në ndihmë familjeve në nevojë, duke thënë se falë angazhimit të shumë bizneseve dhe donatorëve po u mundësojnë këtyre familjeve të tejkalojnë më lehtë këtë situatë.

Këto ndihma do të ndahen gjatë këtij vikendi për familjet të cilat me të vërtetë kanë nevojë dhe janë me asistencë sociale në komunën e Mitrovicës.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Pas rekuperimit nga Covid 19, aktori amerikan Tom Hanks ka…