Dogana organizon homazhe për oficerin doganor që vdiq nga Covid-19

24 prill 2020 | 14:30

Dogana e Kosovës ka hapur homazhet për oficerin doganor dhe njëherë zyrtarin e parë shtetëror,  Kujtim Qafleshi që ndërroi jetë si pasojë e Covid-19.

Ushtruesi i detyrës së drejtorit të përgjithshëm të Doganës, Ibrahim Xhaka, ka bërë hapjen e librit të homazheve.

“Humbja e Kujtimit në moshën 53-vjeçare na lë të mërzitur shumë, por njëkohësisht duhet të na motivojë që të arrijmë lartësitë e tij profesionale, të kemi përkushtimin e tij dhe njëherit të ndërtojmë një doganë profesionale për të cilën Kujtimi punoi aq shumë”,  ka thënë ai.

Gjithashtu, sot të gjitha takimet e Doganës së Kosovës filluan me një minutë heshtje në nderim të oficerit doganor.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministri i arsimit në Poloni, Dariusz Piatkowski ka thënë se…