Komunës së Prishtinës i dhurohen 55 tableta për fëmijë

24 prill 2020 | 14:49

Komuna e Prishtinës ka bërë me dije se thirrjes se tyre për të dhuruar pajisje elektronike për fëmijët e Prishtinës i janë përgjigjur shumë qytetarë dhe kompani të ndryshme.

Kjo komunë, ka treguar se sot kanë pranuar 45 tableta nga “Humanity First” dhe 10 tableta nga “Dentfix”.

“Gjatë javës 20 tableta i ka dhuruar ‘Toyota Kosova’ e 10 të tjera kompania ‘Rexha’. I falënderojmë të gjithë për përkrahjen e iniciativës që asnjë fëmijë në Prishtinë të mos mbetet pa e vijuar mësimin në distancë”, ka njoftuar Komuna e Prishtinës.

Image may contain: 1 personImage may contain: 1 person

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Paolo Maldini është bërë pjesë e intervistave live në Instagram,…