Shërohet nga koronavirusi 80-vjeçari nga Istogu

24 prill 2020 | 15:13

Një lajm i mirë ka ardhur sot nga Istogu. Pacienti 80-vjeçar nga fshati Sudenicë është shëruar plotësisht nga koronavirusi dhe është liruar në shtëpi.

Lajmin e ka bërë me dije drejtori i Shëndetësisë në Istog, Mujë Osmanaj përmes një postimi në llogarinë e vet në “Facebook”, duke shtuar se familjarët dhe taksisti që janë infektuar nga 80-vjeçari janë në gjendje të mirë shëndetësore.

“Lajm i mirë për qytetarët e Istogut sot është shërimi dhe lirimi në shtëpi i pacientit B.B. me dg. Covid-19 nga Sudenica! Pesë personat Covid + janë në gjendje stabile në shtëpi dhe nën përkujdesje mjekësore ditore…! U përgëzoj të gjithë juve që po i përfillni udhëzimet! Bashkëiadalim#”, ka shkruar Osmanaj.

 

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në Emiratet e Bashkuara Arabe, të dyshuarit për Covid-19 po…