Beyonce dhe Jack Dorsey dhurojnë 6 milionë dollarë në luftën kundër Covid-19

24 prill 2020 | 15:41

Këngëtarja me famë botërore, Beyonce, ka njoftuar se së bashku me shefin ekzekutiv të Twitter Jack Dorsey do të dhurojnë 6 milionë dollarë (4.9 milionë paund) për të lehtësuar punën e organizatave në këtë kohë pandemie.

Fondacioni i fitueses së ‘Grammy’ njoftoi të enjten se paratë janë dhuruar për punëtorët në vijën e parë të fronit dhe të prekurit nga kjo pandemi.

“Efekti i kësaj pandemie është i madh, dhe ndihma e secilit prej nesh bën diferencën”, tha Beyonce.

Një numër i të hollave do shkojnë për organizatat e vogla në New York, Detroit, New Orleans.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Kadri Veseli, ka…