Libri “Bleibende Spuren” incizohet si CD për personat e verbër

24 prill 2020 | 16:06

Lulëzim ETEMAJ

Shkrimtarja shqiptare me prejardhje nga Kosova, e cila jeton në Zvicër, Basrie Murati- Sakiri, ka botuar vitin e kaluar librin “Bleibende Spuren”. Botimi është bërë nën përkujdesjes e njërës prej shtëpive më të njohura botuese në Zvicër, “Rotpunktverlag”, me seli në Zürich.

Siç ka njoftuar këto ditë autorja përmes një postimi në Facebook, Biblioteka Zvicerane për të Verbër dhe Persona me Aftësi të Kufizuara në shikim e lexim tani e ka bërë incizimin tonik të librit, “Bleibende Spuren”. Me këtë rast, ajo është shprehur të ndjehet shumë e gëzuar, që edhe lexuesve nga kjo kategori e veçantë shoqërore ju është dhënë rasti ta kenë librin e saj, si CD. Njëkohësisht ajo e ka falenderuar përzemërsisht edhe Bibliotekën për incizimin tonik të librit.

Të interesuarit, librin, si CD, mund ta porosisin në këtë link: https://online.sbs.ch/iguana/www.main.cls…

Rrëfimet nga jeta e saj, të sjellura në këtë libër me një stil të rrjedhshëm dhe të pasur gjuhësorë, autorja i ka ndarë në dy pjesë: pjesa e parë në fokusin kryesor e ka kohën shtator 1988- maj 1989, ndërsa pjesa e dytë e përfshinë një periudhë më të gjatë kohore, duke filluar nga qershori i 1989-s deri më 2019.

Përshkrimi i lehtë, shumë mbreslënës, i angazhimit të saj, si 18- vjeçare, politik kombëtar, si dhe shoqeve e shokëve të saj kundër dhunës dhe shtypjës së Serbisë, që Kosova t’i fitonte të drejtat e mohuara dhe statusin e republikës, kjo është ajo çfarë e karakterizon pjesën e parë të librit.

Si pasojë e këtij angazhimi, autorja ndiqet nga organet e pushtetit. Pas qëndrimit 3-mujor në fshehtësi të thellë, ajo detyrohet të arratiset në vitin 1989 në Zvicër. Qëndrimi në fshehtësi, përkrahja shembullore që e gjenë ajo dhe bashkëveprimtarët te shumë familje bujare dhe të guximshme që i strehuan, në adresë të të cilave ajo shpreh falenderimin e saj të veçantë, ashtu si dhe rrugëtimi nga Kosova në Zvicër, janë përfshirë poashtu në këtë pjesë.

Pjesa e dytë e librit sjellë për lexuesit jetën dhe përpjekjet, shpeshherë tejet sfiduese, të autorës në Zvicër për t’u shkolluar, punuar, jetuar nga mundi i saj si dhe për t’u integruar suksesshëm në shoqërinë zvicerane.

Libri është duke bërë edhe më tej jehonë të madhe, si në mediat e shumta zvicerane ashtu dhe te publiku, i cili që nga fillimi ka shprehur një interesim të shtuar. Deri më tani i janë bërë 8 prezentime, të organizuara nga institucione zvicerane në qytete dhe kantone të ndryshme të këtij shteti.

Një nga prezentimet më të suksesshme, njëherit dhe më të veçanta, ka qenë edhe ai i organizuar nga Shoqata e Studentëve Shqiptarë të Universitetit të Zürichut, “Studenti”, më 30 tetor të vitit të kaluar.

Shkaku i pandemisë, organizatorët janë detyruar t’i shtyejnë për më vonë prezentimet e parapara për muajin mas, prill dhe maj.

“Bleibende Spuren”, si libër i shtypur, mund të porositet nga lexuesit, ashtu si deri më tani, jo vetëm në Zvicër, por edhe në Austri e Gjermani, edhe te “Rotpunktverlag” në këtë link: https://rotpunktverlag.ch/buecher/bleibende-spuren

Shtëpia Botuese “Rotpunktverlag”, me rastin e gjendjes së jashtëzakonshme shkaku i pandemisë së Covid-19, ka filluar nga data 18 mars të mbajë ditar, të titulluar “DitariKatërdhjetëditor”, dhe është duke publikuar çdo ditë nga një shkrim të autorëve të saj. Në mesin e këtyre autorëve të zgjedhur, ajo e ka përfshirë edhe shkrimtaren shqiptare Basrie Murati- Sakiri. Shkrimi i saj, “Një ditë e cila nuk i ngjanë asnjë tjetre”,  i publikuar më 8 prill, rezulton, sipas faqes zyrtare në internet të “Rotpunktverlag”, të jetë një nga shkrimet më të lexuara.

Kjo shkrimtare është poashtu edhe autore e librit “Gurmë të pashlyeshme”, të shkruar në gjuhën shqipe dhe të botuar në Kosovë, të cilën lexuesit mund ta porosisin te “Libraria Shqiptare në diasporë” përmes këtij linku: https://www.librariashqiptare.ch/product-page/gjurmë-të-pashlyeshme)

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Komisioni Evropian është aktualisht i përqendruar në përgjigjen ndaj pandemisë…