115 anëtarë të KP-së votojnë Hotin për mandatar për kryeministër

25 prill 2020 | 10:06

Këshilli i Përgjithshëm i LDK-së ka votuar për kandidaturën e Avdullah Hotit për kryeministër të qeverisë së re ka njoftuar kryetari i LDK-së, Isa Mustafa, i cili në një letër ka falënderuar anëtarët e këtij Këshilli. Mustafa ka shtuar se nga 124 anëtarë të Këshillit të Përgjithshëm janë përgjigjur 117, 115 prej tyre kanë votuar për, kurse dy janë shprehur kundër. “Në bazë të kësaj, si kryetar i LDK-së konstatoj se Këshilli i Përgjithshëm i Lidhjes Demokratike të Kosovës vendosi që Avdullah Hoti ta përcaktojë kandidat për kryeministër të Republikës së Kosovës”, thuhet në letrën e Mustafës.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Departamenti Amerikan i Sigurisë së Brendshme (DHS) pretendoi të enjten…