Reja: Do ta dëshiroja Rrahmanin në skuadër

25 prill 2020 | 10:25

Trajneri i Kombëtares së Shqipërisë, Edi Reja ka dhënë një prononcim për mikrofonin e “Kiss Kiss Napoli” lidhur mbrojtësin Amir Rrahmani.

Reja zbuloi dëshirë që ta kishte Rrahmanin në kombëtaren kuqezi.

“Dua ta uroj Napolin që e transferoi Rrahmanin, e kam parë vetë këtë futbollist dhe ka për ta gjetur veten shumë mirë me fanellën e kësaj skuadre. Ai është kosovar, por unë do të dëshiroja ta kisha në skuadër sepse ai u thirr kur De Biasi ishte trajner në kombëtaren e Shqipërisë. Kosova e pyeti nëse dëshiron të jetë pjesë e kombëtares së tyre dhe ai tha ‘po’. Është një turp me të vërtetë, do të më pëlqente shumë me kombëtaren shqiptare”, ka deklaruar Reja.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar një person…